E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, 60 policë nën hetim për aktivitet të paligjshëm

Në Maqedoni është rritur në 60 numri i policëve të qytetit të Kumanovës që janë nën hetim, sepse dyshohet se mund të jenë të përfshirë në aktivitetet e paligjshme.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se edhe rreth 20 policë të tjerë në Kumanovë janë lëvizur nga postet që kanë pasur.

Kjo lëvizje vjen pas veprimeve të ngjashma që u ndërmorën me rreth 40 policë të tjerë ku përfshiheshin kryeshefa, shefa dikasteresh si dhe policë të njësiteve speciale. Ata thuhet se janë nën hetim, sepse dyshohet se mund të jenë të përfshirë në aktivitete ilegale.

Ministrja e punëve të brendshme, Jordana Jankullovska tha se asnjëherë në historinë e policisë maqedonase nuk ka pasur lëvizje të tilla. Këto veprime ndërmerren pas arrestimeve të më shumë se 20 personave javën që shkoi në qytetin e Kumanvës.Ata janë të akuzuar për kontrabandë duhani. Gjatë aksionit policia gjeti 15 tonë cigare./BBC/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›