E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, çelet një qendër ditore për jetimët

Gjirokastër- Tashmë fëmijët jetimë dhe ata në nevojë në qytetin e Gjirokastrës kanë një strehëz më shumë. Projekti i degës së Kryqit të Kuq në qarkun jugor në bashkëpunim me fondacionin suedez “Peter Fritz” është finalizuar ditën e sotme me çeljen e një qendre ditore që do të ofrojë shërbim për 30 fëmijë të grupmoshës 6- 14-vjeç.

Kordinatorja e Kryqit të Kuq në Gjirokastër, Aida Hysi u shpreh se “jemi duke punuar intensivisht për këtë projekt për ti’u dhënë këtyre fëmijëve një siguri në hapat që do të hedhin në të ardhmen”. “Shpresojmë që kjo qendër të pasohet nga një tjetër, për të moshuarit e braktisur”, shtoi ajo.

Projekti “Qendër ditore për fëmijët jetimë dhe fëmijët në nevojë”, vjen pas një sërë përvojash të tilla, të aplikuara në rrethet e Përmetit dhe Gjirokastrës nga kjo organizatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›