Shkoi për të vjedhur, vritet 53-vjeçari

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë, të cilat sqarojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme. Policia njofton po ashtu se ka arrestuar autorin e vrasjes.
Biznesmeni Rrapi Toska kishte marrë dje nga Maqedonia një kamion me viça. Lajmi për blerjen e viçave është mësuar nga bashkëfshatarët e tij. Në orët e vona të natës, M. Muska ka shkuar për të vjedhur viça në stallën e biznesmenit, që ndodhet 15 metra larg vilës dykatëshe të këtij të fundit. Në momentin që 53-vjeçari ka hyrë në stallë është pikasur nga roja i stallës, Alfred Abedini, banues në fshatin Kurjan të Fierit. Menjëherë 25-vjeçari ka marrë çiften dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të personit që po tentonte të vidhte, duke e lënë atë të vdekur në vend./Start/
2012-02-24 10:13