Thika mbi tre të rinj, autorët prapa hekurave

Policia e kryeqytetit bëri me dije se në orët e vona të mbrëmjes së shkuar, në ambientet e një lokali Top-Bast, është qëlluar me thikë shtetasi J.Hamiti, 23-vjeç.
I riu ndodhet në gjendje të Rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës jashtë rrezikut për jetën. Policia çoi në pranga shtetasin Bujar Lekaj, 58-vjeç, banues në Tiranë. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një thikë dhe dy kaçavida. Ndërkohë, po mbrëmë në një lokal është goditur me thikë një 25-vjeçar në Tiranë.
Policia identifikoi dhe shoqëroi në komisariat autorin e kësaj ngjarjeje, shtetasin Serxhi Shtrolli, 31-vjeç. Në Sarandë, si pasojë e goditjes me thikë ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar. Një 30-vjeçar është qëlluar me thikë në qytetin e Sarandës.
Policia sqaroi se shtetasi Konstandin Mema, 30-vjeç, është qëlluar gjashtë herë, dhe ndodhet në spitalin rajonal të qytetit jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëron autorin e dyshuar për ngjarjen, ndërsa po heton për zbardhjen e rrethanave. /Start/
2012-02-23 16:05