Berat pranga shiteses fshehu 8 mije euro

Sipas policisë, vajza nga Berati punonte si shitëse në firmën private të kasave të regjistrimit "B.N.T Electronic", filial i degës së Beratit.
Ajo nuk ka arkëtuar një shumë prej tëtë mijë eurosh, duke fshehur në këtë mënyrë shitjet e bëra të aparaturave të kasave fiskale. Vajza akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës.
Ndërkohë, dy vajza, banuese në Tiranë, kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhjen e katër butikëve në qytetin e Beratit.
Të dyja ato akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë vjedhur në katër dyqane veshjesh në këtë qytet mallra me vlerë të konsiderueshme.
Denoncimet për vjedhjet janë bërë që tre ditë më parë. Në momentin e ndalimit, vajzave iu gjetën dhe disa nga mallrat e vjedhur. Ato do të përballen me veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.