E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, problem shqetësues vjedhja e kishave

TIRANE- Fenomeni i vjedhjes së objekteve të kulteve fetare vijon të mbetet problem pa zgjidhje në Mitropolinë e Beratit. Në dy muajt e fundit raportohet se janë hasur disa raste vjedhjesh në kishat e rretheve të Beratit, Vlorës, Fierit dhe Lushnjes, që mbulon kjo mitropoli.

Kishat që shtrihen në këtë territor janë vënë në shënjestër të vjedhësve, të cilët pasi kanë thyer dyert kanë marrë prej andej materiale apo shuma parash, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm për këto kulte fetare.

Përfaqësues të Mitropolisë së Beratit konfirmojnë se kanë kryer denoncimet përkatëse në polici, ndërkohë që ende asnjë autor nuk është vënë në pranga, duke bërë që fenomeni të përsëritet.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›