Tiranë, policia fushatë sensibilizuese për parkimin e mjeteve
TIRANË- Policia e Tiranës dhe Zyra e OSBE-së organizuan sot në Tiranë një fushatë sensibilizuese për rregullat e qarkullimit rrugor. Nëpër rrugët e Tiranës u shpërndanë fletë palosje për drejtuesit e mjeteve për rregullat e qarkullimit rrugor si dhe penalitetet për kundravajtësit, në rastin konkret për parkimet e gabuara.
Në rast parkimi të gabuar gjoba më minimale është 500 lekë, por ndëshkimi më i rëndë është largimi i mjetit nga rruga me karrotrec, ndërsa Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, përmes Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor, ka marrë masat e nevojshme për parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje - daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.
Vetëm përgjatë ditës së djeshme shërbimet e policisë së Tiranës kanë vendosur 949 masa administrative ndaj drejtuesve te mjeteve per shkelje te ndryshme te rregullave te qarkullimit rrugor, perfshi ketu parkimet e gabuara.
(ma.ar/BalkanWeb)