E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjigje negative Shqiperise i refuzohet statusi

Progresi i Shqipërisë u bllokua nga ngërçi politik. Me këto fjalë Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule - gjatë konferencës për shtyp për progres raportin për vendin tonë – argumentoi refuzimin për herë të dytë të statusit të vendit kandidat për në BE. Sipas Fules, qeveria duhet të krijojë kushte në mënyrë që të finalizohet procesi i integrimit, ndërsa opozita duhet të luajë një rol më konstruktiv.

•Statusi kandidat, Berisha: Refuzimi, përgjegjësi e jona
•Dorëzohet raporti, Sequi te Presidenti Topi
•Serbia merr statusin, “Kosova pa viza”, dialogu nis në dhjetor

“Progresi është penguar nga ngërçi politik e bojkoti parlamentar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin. Kohët e fundit kemi pasur sinjale pozitive. Qeveria duhet të krijojë kushte për të ecur përpara në këtë proces. Për mua, opozita duhet të ketë një rol konstruktiv. Ne jemi gati të mbështesim Shqipërinë të kalojë bllokimin. Komisioni apo Parlamenti Europian janë të gjithë gati për të ndihmuar Shqipërinë. Është urgjente të nisin dialogun e të mbanin një nivel bashkëpunimi që do të lejonte progresin në BE”, tha Fule.

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm Parlamentar në Komisionin Europian, Stefan Fule foli për progreset që ka bërë Shqipëria në krahasim me të shkuarën dhe nëse problemi që aktualisht ka Shqipëria është vetëm politik apo ka lidhje edhe në fushën ekonomike.  

“Ka një bllokim politik. Ndoshta do ju duket eksplicite ajo që do ju them, por jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në dy principe, reformën e ligjit elektoral dhe adresimin e 12 pikave të cilat u janë rekomanduar qeverisë shqiptare”, theksoi ai.

Komisioneri Fule ka vendosur theksin e fjalës së tij tek transformimi i shteteve kandidate për statusin. Shteti i së drejtës, reforma në administratën publike, liria e medias dhe stabiliteti ekonomik janë çështjet, sipas komisionerit Fule, mbi të cilat është orientuar progres raporti për vendet e rajonit të Ballkanit.

Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e enjte , 13 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›