Heqja e vizave, Basha merr mbështetjen në Bruksel
Ministri i Brendshem Lulezim Basha, gjate vizites se tij nje ditore ne Bruksel, ka marre mbeshtetjen e plote te homologeve te tij europiane si dhe te disa ministrave te Drejtesise te vendeve te Bashkimit Europian, per procesin e liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare. Ministri Basha zhvilloi takime me Zv.kryeministren dhe Ministren e ngarkuar me Politikat e Emigracionit dhe të Azilit të Belgjikës Joelle Milquet, Ministrin francez të Identitetit Kombëtar dhe të Migracionit Eric Besson si dhe Ministrin e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të Hollandës.
Nderkohe Basha ka zhvilluar një takim edhe me eurodeputeten sllovene Znj. Tania Fajon. Ministri Basha ka informuar mbi progresin e Shqipërisë në tre blloqet kryesore të kritereve për liberalizimin e vizave, sigurinë e dokumentave të identitetit, sigurinë e kufijve dhe luftën kundër kriminalitetit.
Ministrat e BE-së vlerësuan progresin e bërë nga qeveria shqiptare dhe sidomos arritjet në fushën e sigurisë së dokumentave dhe modernizimit të kontrollit të kufirit. Ata vlerësuan reformat e bëra në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe përafrimin e legjislacionit me BE-në në drejtim të azilit dhe migracionit si dhe hyrjen në fuqi dhe zbatimin e ligjit për konfiskimin e aseteve kriminale.
Edlira Sulejmani