Berat, rrëshqitje të tjera dheu në Lumas, 21 familje rrezikojnë jetën

Banorët të rrezikuar nga dherat dhe përmbytjet
Një mbrëmje me ankth kanë kaluar mbrëmjen e 48 orëve më parë banorët e fshatit Kregëz të komunës Lumas, 11 km në veri të qytetit të Beratit. Sipas banorëve të këtij fshati, janë më shumë se 3 ha tokë pllajë që gjatë natës të 48 orëve më parë, pas shiut filluan të rrëshqasin deri në afërsi të shtëpive, duke vënë në rrezik 21 familje të këtij fshati. Më të rrezikuarit kanë qenë fisi Hoxha dhe Toska. Banorët e alarmuar, kur kanë parë se drejt shtëpive të tyre po u drejtohej masivi me dhe, shkurre e shkëmbinj janë detyruar të dalin nga shtëpitë dhe në shi së bashku me fëmijët e tyre janë larguar në drejtim të një pjese të kodrës pranë shtëpive të tyre për të qenë të sigurt për jetën e tyre dhe të fëmijëve.80- vjeçarja Feride Toska tha për gazetën se kjo është hera e dytë që rrëshqet toka në këtë fshat, por këtë radhë është ndryshe pasi së bashku me tokën arë po rrëshqet edhe pylli dhe shkëmbinjtë. Nuk ka ndodhur herë tjetër kështu, ndaj dhe është shumë e rrezikshme një gjë e tillë për ne banorët e këtij fshati, u shprehën banorët. Ndërkaq, sipas anëtarit të pleqësisë së kësaj lagjeje, Bedri Toska mësohet se dherat kanë pësuar shkarje dhe sasia e tyre është afruar shumë pranë banesave duke vënë në rrezik jetën e banorëve, ndërsa për banesat as që bëhet fjalë për ti shpëtuar. Kemi lajmëruar pushtetin vendor por edhe komuna nuk ka mundësi për strehimin e 21 familjeve. Ndërsa vetë banorët nuk kanë mundësi ndërtimi të shtëpive jo vetëm për mungesë të truallit por edhe për mungesë të fondeve për investimeve, ka bërë të ditur ai. Ekspertët e komunës që kanë shkuar në vendin ku ka rrëshqitur masivi i pllajës së tokës pohojnë se orët e fundit rrëshqitja ka devijuar edhe përroin e fshatit dhe që ky i fundit bëhet rrezik për krijimin e përmbytjeve dhe gërryerjeve të tokave për rreth tij. Kryetari i komunës Lumas, Fadil Ago i ka bërë apel shtetit për të ndimuar në financimin e banorëve të këtij fshati, për largimin dhe më pas strehimin e banorëve rreth 450 banorëve të këtij fshati. Nga ana tjetër, ai ka kërkuar edhe mbështetjen e pushtetit vendor për të ndihmuar me mjete të renda si ekskavator me kovë për hapjen e liqenit të krijuar nga bllokimi i përroit nga rrëshqitja e dherave, liqen i cili rrezikon dhe tokat dhe shtëpitë e fshatrave përreth tij. Në fshatin ku vazhdon të rrëshqasë masivi i dheut ka mbërritur dhe prefekti i Beratit, Thoma Rumnici, i cili ka parë nga afër gjendjen e krijuar dhe nevojat që kanë familjet, të cilave po u kanoset jeta. Prefekti i Beratit u ka kërkuar dikastereve përkatëse që në këtë fshat të vijnë ekspertët e gjeologjisë për të parë nga afër gjendjen si dhe të japin orientimet se si do të veprohet me banorët e këtij fshati. Ai ka kërkuar gjithashtu edhe ndihmën e mjeteve të bordit të kullimit për të hapur një kanal mes masivit të dheut, i cili ka krijuar një liqen të vogël dhe nëse nuk ndërhyhet shpejt gjendja do të përkeqësohet deri në katastrofë.
Last Updated on Thursday, 07 May 2009 12:09