E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, shembet ndërtesa, humb jetën një fëmijë

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën ndërsa daja e tij është plagosur pasi ndërtesa brenda së ciles gjendeshin është shembur duke i zënë poshtë.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lapardha të Beratit ku si pasojë e shembjes së një magazine ka gjetur vdekjen 4-vjeçari me inicialet F.B dhe është plagosur daja i tij Haxhi Gjeli 35 vjeç.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Nuk ka ende detaje të ngjarjes por policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›