Berat, bashkia shpërblen me tituj nderi 5 gratë më të suksesshme
BERAT - Pesë gratë të konsideruara më të suksesshme në Berat janë shpërblyer nga bashkia e këtij qyteti me tituj nderi.
Tituj janë dhënë sot në kuadër të javës së gruas beratase, e cila nis prej 1 marsit e vijon deri në ditën e gruas, më 8 mars.
Qëllimi i takimit të organizuar me këtë rast ka qënë vlerësimi dhe respektimi i kontributit të gruas në shoqëri.
Takimi është shoqëruar me ekspozitën fotografike “Gratë e Beratit gjatë historisë”, ku spikasnin përpjekjet dhe rruga e vështirë e disa grave të suksesshme në fusha të ndryshme.
Ndërkohë që mes grave që u shërblyen me titullin e nderit është dhe drejtuesja e Bibliotekës, njëherazi dhe kryetare e Këshillit Bashkiak, Valbona Zylyftari.
(er.nu/news24/BalkanWeb)