Drogë në ambulancë, arrest me burg 7 transportuesve
SHKODËR- “Arrest me burg” është masa e sigurisë e vendosur sot nga gjykata e Shkodrës ndaj 7 të arrestuarve per trafikim në 200 kg lëndë narkotike Kanabis Sativa, një ngjarje e ndodhur në 2 mars.
7 të pandehurit, konkretisht Tish Pali, Tom Zhuri, Zef Paloka, Anton Lumi, Gjon Bregu, Françesk Çuni si dhe efektivi i policisë Kujtim Çuni nuk e kanë pranuar akuzën, duke deklaruar se nuk ishin në dijeni të ngarkesës me drogë që ndodhej brenda autoambulancës.
Gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e tyre bazuar në provat që disponon, duke i lënë në burg pa afat 7 të arrestuarit.
Sasia e drogës, e fshehur në një autoambulancë të Vaut të Dejës u ndalua në aksin Lezhë-Shkodër dhe kishte si destinacion Malin e Zi.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)