E Diel, 1 Nëntor 2026

Abaz Hado zv/ministër i Kulturës, Ardian Tano i Arsimit

TIRANE- Këshilli i Ministrave me propozim të Kryeministrit Berisha kanë emëruar në postin e zv/ministrit të Kulturës Z.Abaz Hado, ndërsa Z. Ardian Tano në postin e zv.ministrit të Arsimit.

Emërimi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e kryeministrisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Ardian Tano të emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës. Z. Abaz Hado të emërohet zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, thuhet në njoftim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›