Berat, sherr me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur

Foto arkiv
Një konflikt banal i ka marrë jetën një 50-vjeçari në qytetin e Beratit. Gëzim Protoduari ka humbur jetën për shkak të plagëve të marrë nga goditjet me thikë. Mësohet se 50-vjeçari është konfliktuar me vëllezërit Besnik dhe Bedri Ibrahimi.
Në konfliktin e ndodhur në fshtatin Poshnjë, janë përfshirë dhe vëllai dhe djali i 50-vjeçarit që ka mbetur i vdekur. Eduart dhe Sako Protoduari kanë mbetur të plagosur.
Dy vëllezërit Ibrahimi besohet se kanë sulmuar me armë të ftohtë 5-vjeçarin, vëllain dhe djalin e tij. Dy të fundit janë dërguar në spital ndërsa vëllezërit Mumaheti janë shpallur në kërkim. /F.S/