Një i vrarë, dy të plagosur, dyshohet për pronën

Foto Ilustruese
BERAT- Një person mbeti i vrarë ndërsa 2 të tjerë të plagosur pas një konflikti në fshatin Poshnje të qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ku një konflikt mes dy familjeve çoi deri në përplasje me armë. Mësohet se shkak për konfliktin është bërë një mosmarrëveshje për pronën. Viktima është identifikuar si Gëzim Protoduari, 50 vjeç. Të plagosur kanë mbetur djali i tij, Sako Protoduari, 20 vjeç dhe i vëllai Eduart Protoduari. Sipas të dhënave të para mësohet se autorët e vrasjes dhe plagosjeve janë shtetasit Besnik Muhameti, dhe vëllai i tij, ende i paidentifikuar, të cilët janë shpallur menjëherë në kërkim nga policia. Policia është në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve që kanë çuar në ngjarjen e rëndë.