Kosovë, Jahjaga takohet me kreun e Vetëvendosjes

Takimi
Presidentja e Kosovë Atifete Jahjaga dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë me theks të posaçëm për nismën e Presidentes për krijimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, mekanizëm ky bashkërendues institucional.
Presidentja Jahjaga theksoi së Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane bashkërendon ndërtimin e konsensusit institucional dhe shoqëror dhe rekomandon konkretizimin e veprimeve në procesin e integrimit evropian. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje mban postin e kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Kuvendin e Kosovës. /F.S/