Izraeli kundërshton ekipin faktmbledhës të OKB-së

Ndërtimet ilegale të Izraelit në Bregun Perëndirmor
Izraeli ka ashpërsuar marrëdhëniet me OKB-në pas miratimit të një rezolute për dërgimin e një misioni faktmbledhës për të investiguar në Bregun Perëndimor lidhur me ndërtimet ilegale. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjau është shpehur se Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB duhet ti vijë turp nga vetja, pasi 36 anëtarët e sja votuan pro misionit që do të ketë ndikim për popullsinë e Palestinës.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së ka dënuar ndërtimin e kolonive nga ana e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor dhe ka votuar për dërgimin e një ekipi ekspertësh për të kryer hetimet.
Vetëm SHBA votojë kundër rezolutës. Netanjau është shprehur se nuk do të bashkëpunojë me misionin si dhe nuk do të lejohet hyrja e tij në territorin e Izraelit apo Bregun Perëndimor. Izraeli akuzohet se ka ndërtuar ilegalisht në territorin e pushtuar gjatë luftës Gjashtë Ditor të vitit 1967.
Në shtator të vitit të kaluar Palestina dorëzoi kërkesën për njohjen e pavarësisë në OKB. Kërkesa e sajk ka nevojë për një shumicë të thjeshtë në Këshillin e Sigurimit në OKB, tetë vota nga 15 gjithsej, në mënyrë që kërkesa më pas të kaloi për miratim në Këshillin e Përgjithshëm të OKB-së. Më pas që Palestina të bëhet anëtare e OKB-së duhet të marrë 2/3 e votave të 193 anëtarëve të kësaj organizate. /F.S/