Letërsi, stendat e librarive pasurohen me botime historike

Autorë shqiptarë dhe të huaj vijnë pranë lexuesit
Sezoni veror ka startuar dhe ndonëse pritej që në botimet e reja këtë javë të kishte më shumë letërsi rozë, pasi në këtë sezon ajo ka qenë më e preferuar, duket se në stendat e librarive të kryeqytetit më shumë këtë javë janë titujt historikë, të cilët kanë qenë më shumë ndër botimet e reja. Kështu stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar me një numër librash të rinj, të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Disa prej autorëve që vijnë pranë lexuesit shqiptarë janë Marriella Pandolfi, Gëzim Zilja, Kristo Frashëri, si dhe shumë autorë të tjerë. Sovranitete të lëvizshme, është libri më i ri i autores Marriella Pandolfi. Ky libër i botuar nga shtëpia botuese IDK, vjen si përkthim i Virgjil Muçit. Në qendër të librit janë marrëdhëniet ndërkombëtare të Ballkanit Perëndimor me pjesën tjetër të botës, si dhe konflikte të ndryshme të ndodhura në kohët e fundit. Në qendër të këtij libri është e ashtuquajtura retorikë humanitare, që vitet e fundit është shfaqur me forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare, e mishëruar disa herë me ndërhyrje ushtarake, por më shpesh me të ashtuquajturat ndërhyrje humanitare. Fokusi i saj bie në mënyrë të veçantë në efektin që kjo strategji ndërkombëtare e ndërhyrjes humanitare ka pasur në Ballkanin Perëndimor, duke u përqendruar sidomos në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës që autorja i njeh më mirë. Pra në qendër të analizës së Pandolfit është pikërisht universi kompleks i të ashtuquajturve ekspertë, ushtarakëve, OJQ-ve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë shërbyer për të vënë në jetë ndërhyrjen humanitare perëndimore si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë gjatë dekadës së fundit, strategjitë që ato kanë ndjekur dhe efektet kontradiktore që kanë pasur në kontekstin e një shoqërie paskomuniste apo paskonfliktit. Qasja e Pandolfit është kritike dhe bëhet nga këndvështrimi i një antropologeje, duke qenë ajo thellësisht e bindur se Përballë këtyre shndërrimeve të thella që po ndodhin në botën e sotme.... është jetike për shkencat shoqërore që të ushtrojnë funksionet e tyre kritike. Ndërkohë që autori Gëzim Zilja vjen me Skaner 1997. Ky libër i cilësuar si letërsi dokumentare, sjell në vëmendje të lexuesit ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri. Autori, si një nga përjetuesit e ngjarjeve, vjen në libër jo vetëm me këndvështrimet e tij, por dhe me copëza të tjera nga aktorët kryesorë të kohës. I panjohuri Ernest Koliqi. Kështu mbetet ende për shqiptarët studiuesi, prozatori dhe përkthyesi shkodran, i cili u nda nga jeta në vitin 1975 në Romë. Më shumë të botuara në Prishtinë sesa në Tiranë një pjesë e veprave të tij përbëjnë të vetmin vëllim që qarkullon në treg. "Ese të letërsisë Shqipe" është botimi më i fundit me firmën e tij, e i cili është publikuar këto ditë. E në vazhdë të këtij vakumi mbi Koliqin, studiuesit rrëfejnë edhe për një dorëshkrim, i cili nëse publikohet mund të përbëjnë një zbulim mbi letërsinë shqipe. Vepra e Ernest Koliqit ka qenë e ndalur për gjate 50 viteve të diktaturës komuniste, edhe pse nënshkrimin e tij e mbajnë përkthimet e poetëve me të mëdhenj italiane. Esse të letërsisë shqipe, është botimi i parë në gjuhën shqipe i kësaj vepre të Ernest Koliqit. Libri është përkthyer nga italishtja nga Dhurata Shehri dhe është botuar nga shtëpia botuese IDK. Në të gjendet një përmbledhje me kumtesa e artikuj të mbajtur në konferenca e kongrese të ndryshme shkencore të botuara jashtë Shqipërisë, të cilat përfshijnë një periudhe kohore 15 vjeçare, duke filluar nga viti 1953 deri në vitin 1968. Historia e Kosovës, është libri më i ri historik i historianit Kristo Frashëri. Në këtë botim autori sjell një vështrim historik mbi ecurinë e shtetit të Kosovës si dhe një sërë dokumentesh plotësuese. Libri është botuar në shtëpinë botuese Dudaj. Emërtimet e shkurtuara në shqip, është libri studimor gjuhësor i autorëve Valter Memisha dhe Manjola Bregasi. Libri përmban dhe një fjalor me 2500 njësi të shkurtimeve më të përdorura. Libri është botuar nga Europrint. Anna Ahmatova apo siç njihet Anna e të gjithëve, poetesha ruse vjen për lexuesin shqiptar në përkthimin e Aurel Plasarit. Në përshkrimin që shkrimtari Ismail Kadare i bën këtij botimi dhe poetes ruse e rendit atë në plejadën e poetëve të vonuar, që më në fund kthehen në atdhe. Kadare shkruan Me këtë botim dhe fale përkthimit mjeshtëror na vjen këtë herë një mysafire e rrallë, një zonjë e madhe e poezisë. Anna Ahmatova, Osip Mandelshtami, Marina Cvetajeva dhe Boris Pasternaku përbëjnë një katërshe të veçantë, një katërshe që edhe vetë poetesha në bisedat e saj e quante unazë prej katër perlash që shndriste në fundajën e artë të poezisë ruse të shekullit të kaluar që para se të njihnin lavdinë e nderuar këto poete njohën trishtimin e madh të mosnjohjes, ndalimit, përçmimit dhe në fund goditjes mizore të shtetit. Anna Ahmatova, ajo që për shëmbëllim me mbretëreshat u quajt prej adhuruesve të saj Anna e të gjithë ruseve njohu në jetën e saj të gjithë fyerjet, që mund ti bëhen një poeteshe, një nënë dhe një zonje. Një rini e kaluar në Paris ku në moshën 16 vjeçare Modigliani i bën një portret rrëzëllimës, por pas kësaj periudhe u kthye në Rusi. Ishte 28 vjeç kur ndodhi revolucioni, i cili pak kohë më pas do ti pushkatonte burrin e saj të parë poetin Lev Gumilev i fajësuar si komplotist. Këtu do të fillonte edhe kalvari i vuajtjeve për modelen e dikurshme të Modiglianit.