Berat, tre në pranga, vadisnin drogën
BERAT - Policia e Beratit arrestoi tre persona, të cilët u kapën në flagrancë duke vaditur rrënjë të mbjella të kanabis sativës.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, blutë finalizuan një operacion të shpejtë duke asgjësuar 537 rrënjë të kanabisit. Ndërkohë, në pranga përfunduan E. Xhelili, 17 vjeç, nga fshati Vojak, Vullnet Alizoti, 35 vjeç, nga i njëjti fshat dhe Bledi Alizoti, 30 vjeç nga fshati Terovë, në pronën e të cilit ishte mbjellë edhe bima e ndaluar. Pas identifikimit të vendndodhjes së parcelës ku ishte kultivuar bima narkotike, policia shkoi në vend dhe bëri të munduar asgjësimin e bimëve. Personat që kishin kultivuar bimët narkotike ishin vënë në survejim prej 10 ditësh dhe policia u vu në lëvizje pikërisht në momentin që ata po vadisnin rrënjët. Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi ata kanë konsumuar elementët e veprës penale "të kultivimit të bimëve narkotike". d.xh