Kriza e ilaçeve, QSUT: Faji i Ndokës
Drejtori i Qendrës Spitalore, Mati Pepa fajëson ministrin e Shëndetësisë për mos kryerjen e tenderit të ilaçeve, duke bërë që kriza të jetë prezente prej mëse gjashtë muajsh.
BLEDAR HOTI
Çështja e mungesës së barnave në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" ka shkaktuar debate mes maxhorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të Shëndetësisë, ku socialistët kanë fajësuar qeverinë për moszhvillim në kohë të tenderit për ilaçet. Drejtori Pepa, i cili ka përplasje partiake me vetë ministrin e Shëndetësisë, është kundërshtuar në mbledhje dhe nga deputeti i PDK-së, Hamit Kosta. Deputeti demokristian ka dalë kundër prezencës së Pepës në mbledhje, duke iu drejtuar "se ky drejtor është i pezulluar dhe se nuk duhet të jetë prezent në mbledhje". Komisioni i Shëndetësisë thirri në mbledhje drejtues të QSUT-së, si dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. "Nuk janë tenderuar nga Ministria e Shëndetësisë rreth 145 medikamente për vitin 2007 dhe janë dërguar 61 medikamente më pak për vitin 2008 për barnat jetike. Ka vonesa për realizimin e procedurave të prokurimit", deklaroi në fjalën e tij Pepa. Pyetjes së deputetit socialist Albert Çaçi se, kush mban përgjegjësi për mos zhvillimin e tenderit, drejtori i QSUT-së ia ka kaluar direkt përgjegjësinë Ministrisë së Shëndetësisë. "Ne kemi kërkuar si fond emergjencë 70 milionë lekë, por deri tani na janë dhënë 20 milionë lekë, as sa gjysma e asaj që kemi kërkuar", iu përgjigj Pepa më pas. Socialistët kundërshtuan vijimin e mbledhjes me drejtuesit e QSUT-së, përderisa përgjegjësinë për zhvillimin e tenderit e mban Këshilli i Ministrave. "Në bazë të ligjit, kur përplasen dy institucione ndërhyn Këshilli i Ministrave për të zgjidhur situatën. Ne nuk mund të luajmë rolin e negociatorit apo të arbitrit mes QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë", deklaroi socialistja Stefa. Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi në mbledhje se për zhvillimin e tenderit duhet të përcaktohen procedurat nga Këshilli i Ministrave, si institucioni i vetëm që mund ta realizojë atë me procedurë të përshpejtuar. Socialistët Çaçi dhe Tole u shprehën se si ka mundësi që qeveria nuk ka ndërhyrë në zgjidhjen e kësaj situate. Kryekomisioneri Tritan Shehu ka theksuar se, kjo merret për zgjidhjen e çështjes teknike në situatën e krijuar. Por socialistët kanë deklaruar se me problemet teknike nuk mund të merret komisioni. Shehu ka propozuar që t'i kërkojë Kryeministrit që të ndërmjetësojë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUT-në për kapërcimin e kësaj situate krize për barnat. Përfaqësuesi i ministrisë, Sajmir Kadaiu deklaroi se "problemi zgjidhet nga një vendim i Këshillit të Ministrave për zhvillimin e tenderit. Por kjo mund të ndihmojë për një periudhë të caktuar"
"Kemi rënë dakord që të vihet në dispozicion 70 milionë lekë nga fondet e QSUT-së për blerjen e ilaçeve emergjente. Ata kanë probleme ligjore se nuk mund të bëjnë tender", theksoi Kadaiu. Përfaqësuesi i ministrisë ka pranuar se situata është në emergjencë dhe se ka pasur gjithmonë situata të tilla që nga 1 janari i këtij viti. "Unë propozoj që ne t'i rekomandojmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe QSUT-së të punojnë së bashku për të zbutur situatën e krijuar, duke kërkuar dhe ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave, me kaq mbledhjen e deklaroj të mbyllur", përfundoi Shehu. Por kjo deklaratë u kontestua nga ana e socialistëve, të cilët kërkonin të vazhdonin debatet për këtë çështje. Mbledhja më pas u mbyll edhe pse debatet mes deputetëve për këtë çështje vazhdonin.
debati
Hamit Kosta, PDK: Ç'na duhet ky drejtor në këtë mbledhje. Ai është një drejtor i pezulluar. Këto janë probleme që i zgjidh kryeministri ç'punë kemi ne të përplasemi me institucionet e tjera.
Albert Çaçi, PS: Zoti Drejtor, nga cili institucion duhet të zhvillohet tenderi?
Mati Pepa, drejtor QSUT: Duhet të zhvillohet nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ajo mban përgjegjësi për tenderin...
Albert Çaçi, PS: Atëherë pse merremi me këtë punë, ne duhet të përcaktojmë se kush e ka përgjegjësinë, pse merremi me QSUT-në
Hamit Kosta, PDK: Ne nuk duhet të bëjmë gjyqe këtu se kush e ka fajin për barnat, kjo është abuzive.
Rajmonda Stefa, PS: Kur ka përplasje i zgjidh Këshilli i Ministrave pasi ka një konflikt mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe QSUT-së. Është Këshilli i Ministrave që kryen rolin e arbitrit, nuk mund ta realizojmë ne një gjë të tillë.
Tritan Shehu: E mbyllim mbledhjen, të negociojnë ministria e QSUT-ja.
Rrapush Tola: Mos e mbyll mbledhjen, unë nuk e kuptoj se ç'vlerë ka kjo mbledhje kur qeveria nuk jep para për ilaçet. Kjo qeveri ka më përparësi rrugën Durrës-Kukës, nuk e ka përparësi zgjidhjen e krizës së ilaçeve. Ky është konkluzioni.
Albert Çaçi: Si e mbyll mbledhjen në këtë mënyrë se s'kemi folur ende për këtë çështje.
QSU, fibroskopia 5 muaj e prishur
Që prej 5 muajsh aparatura e fibro-gastroskopisë në spitalin "Nënë Tereza" është e prishur. Askush nuk ka vënë dorë për ta rregulluar ndonëse janë me dhjetëra pacientë që kanë nevojë për të. Të sëmurët i drejtohen klinikave private për kryerjen e ekzaminimit që përcakton diagnozën e kancerit të stomakut, apo probleme të tjera me këtë organ. Veç sorollatjes, u duhet të paguajnë plot 8 mijë lekë për të kryer analizën. Mjekët gastrohepatologë pohuan se, problemin e prishjes së aparaturës e kanë ngritur edhe në drejtorinë e spitalit që në muajin mars, por nuk është marrë asnjë masë për të riparuar. "Çdo ditë janë mbi 10 pacientë që duhet të bëjnë fibroskopinë, ajo është e nevojshme për të parë gjendjen e stomakut, por ajo çka është më e rëndësishmja është ekzaminimi kryesor, që përcakton diagnozën e kancerit të stomakut. Me anën të fibro-gastroskopisë përcaktohet lokalizimi, forma, përmasat dhe shtrirja e tumorit, në rast se ai ka prekur pacientin", sqarojnë mjekët gastrohepatologë. Ndërkaq, një pjesë e pacientëve ankohen se, nuk kanë para për të kryer tek privati këtë lloj analize të rëndësishme.
Pagesat nën dorë mjekëve,tani do jepen me ligj
Nuk do të ketë me shërbim shëndetësor falas për të gjithë. Këtë të drejtë do ta gëzojnë vetëm ata qytetarë, të cilët paguajnë kontribute për shëndetin. Të tjerët do të paguajnë me para në dorë çdo analizë apo vizitë tek mjeku. Vitin që vjen në të gjithë spitalet e vendit do të aplikohet skema e sigurimeve. Do të jetë Instituti i Sigurimeve të Shëndetit, që do të marrë në dorë situatën. Ky institut po synon kthimin në financuesin e vetëm të sistemit shëndetësor, njësoj siç ndodh edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian. Specialistët e ISKSH, pohojnë se skema e sigurimeve do realizojë kërkesën e mjekëve, që paratë që kalojnë nën dorë të ligjërohen. Hapat decizivë në ndryshimin e rregullave janë hedhur me ligjin e ri "Për sigurimet shëndetësore". Aktualisht, spitali i Durrësit ka zbatuar rregullat e reja në kuadër të projektit pilot për mënyrën e re të financimit të shëndetësisë. Ajo bazohet në parimin se kush është i siguruar merr shërbim falas, ndërsa të tjerët paguajnë mjekët me para në dorë. Sipas ISKSH, grupet e punës po nxjerrin kostot reale të shërbimeve dhe në një fazë të dytë, do të aplikohen edhe tarifat e reja. Për specialistët e shëndetësisë skema e sigurimeve është e vetmja, që do të nxjerrë shëndetësinë nga kaosi ku është futur. Por kjo, sipas tyre, do të ndodhë gradualisht. "E para që duhet të ndryshojë është mendësia e pacientëve tanë. Nuk ka asgjë falas. Duhet të gjithë të kuptojnë se për të marrë një shërbim shëndetësor është e domosdoshme të paguhet. Kjo qoftë në formën e kontributeve, qoftë me para në dorë", sqarojnë ekspertet e shëndetësisë. Në vendin tonë pjesa më e madhe e qytetarëve janë të pasiguruar. Vetëm 600 mijë persona derdhin kontribute për shëndetin. Por kur drejtohen në spitale për të marrë asistencë mjekësore, ata trajtohen njësoj si qytetarët që nuk kanë paguar kurrë sigurime për shëndetin. z.ll