Hapja e dosjeve miratohet për 7 ditë
P/ligji për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit do të miratohet në Parlament më 21 korrik.
ADI SHKEMBI
Konferenca e kryetarëve, vendosi në mbledhjen e djeshme të përfshijë në kalendarin tre javor për miratim p/ligjin "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të të zgjedhurve". Fillimisht do të jetë komisioni i Ligjeve i cili duke filluar nga dita e sotme, kur do të nisë shqyrtimin, do të punojë mbi tre draftet e paraqitura nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe deputeti Nard Ndoka. Ndërkohë, vetë demokratët do të duhet që paraprakisht të unifikojnë qëndrimin e tyre lidhur me variantin që do të mbështesin, pasi veç draftit të parë të paraqitur para dy vjetësh me firmën e ish-kreut të grupit parlamentar, Bamir Topi, janë paraqitur edhe disa amendime të deputetit Fatos Hoxha si dhe një draft i deputetit Aleksandër Biberaj. Përfshirjen e këtij p/ligji në kalendarin e punimeve e konfirmoi gjatë ditës së djeshme edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, sipas të cilit "është përcaktuar që besoj javën e ardhshme seanca do të shqyrtojë ligjin për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë. Unë besoj se ne kemi kohën e mjaftueshme për ta bërë këtë". Sipas nënkryetarit të PD-së, drafti i paraqitur nga shumica parlamentar është i plotë për mënyrën se si do të bëhet hapja e dosjeve, por shton se për miratimin e këtij ligji duhet marrë edhe konsensusi i opozitës në përgjithësi dhe i Partisë Socialiste në veçanti. "Kontributi për këtë ligj do të ishte një gjë e mirëpritur nga PS sidomos, por edhe nga opozita në tërësi, do të konsiderohej si një lloj ndjese apo reflektimi për të kaluarën ish-komuniste të vendit, por edhe të kësaj partie. Ne kemi prirjen e plotë që këtë ligj ta kalojmë bashkërisht, sepse kështu do të ishte për të mirën e vendit", theksoi Patozi. Megjithatë, ai bën të ditur se maxhoranca është e palëkundur në qëndrimin e saj për ta votuar këtë ligj, edhe nëse opozita e kundërshton. "Por në rast se opozita do të jetë refraktare në qëndrimin e saj ne nuk mund të mbetemi peng i trilleve të saj", u shpreh më tej kreu i grupit parlamentar të PD-së. Nga ana e saj, partia më e madhe e koalicionit të djathtë pritet të zhvillojë një tjetër mbledhje grupi parlamentar, ku të përcaktojë se cili do të jetë përfundimisht varianti që do të mbështetet nga kjo parti. Në mbledhjen e zhvilluar një javë më parë, demokratët diskutuan rreth dy orë për mënyrën se si do të hapen dosjet apo edhe kategoritë që do të përfshihen, por pa arritur një rezultat përfundimtar. I vetmi përfundim i sigurt duket se do të jetë ai që hapja e dosjeve nuk do të përfshijë përfaqësuesit e mediave dhe drejtuesit e komuniteteve fetare.
Kalendari 3-javor
E enjte, datë 17.07.2008
- P/ligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore".
- P/ligji "Për një shtesë në ligjin nr. 8685, datë 09.11.2000 "Për trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë", të ndryshuar (grup deputetësh)
- Akt normativ "Për një ndryshim në ligjin nr. 9025, datë 13.3.2003 "Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr. 1, datë 09.03.2003, të Këshillit të Ministrave "Për vënien në dispozicion të hapësirës tokësore, detare e ajrore dhe dërgimin e një force ushtarake shqiptare në rajonin e Gjirit Persik, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit".
E hënë, datë 21.07.2008
- P/ligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 8410, datë 30.09.1998 "për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
- P/ligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9836, datë 26.11.2007, "për buxhetin e shtetit të vitit 2008", të ndryshuar. (votimi në parim).
- P/ligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare". (paraqitur nga disa deputetë).
- P/ligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 "Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare". (paraqitur nga deputetja R.Stefa)
- P/ligji "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve".
E enjte, datë 24.07.2008
- P/ligji "Për barazinë gjinore në shoqëri".
- Akt-normativ "Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve".
E hënë, datë 28.07.2008
- P/ligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 9836, datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit të vitit 2008", të ndryshuar. (votimi nen për nen dhe në tërësi).
- P/ligji "Për taksat kombëtare".
- Shqyrtimi i propozimeve të Presidentit të Republikës, për anëtarin e Komisionit të Konkurrencës.
E enjte, 31.07.2008
- P/ligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004, "Për barnat dhe shërbimin farmaceutik", të ndryshuar.
- P/ligji "Për të huajt".
Futja e buxhetit shtesë në kalendar, debat në Parlament
Përfshirja në kalendarin tre javor të miratimit të buxhetit suplementar për vitin 2008 ka shkaktuar debate dje në Kuvend mes maxhorancës dhe opozitës. Përfaqësuesit e pakicës parlamentare kanë kundërshtuar procedurën e përshpejtuar që po ndiqet për miratimin e buxhetit me faktin se, nuk po zbatohet rregullorja e Kuvendit. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, por edhe deputetët Malaj e Dokle janë shprehur se, në bazë të rregullores, buxheti duhet të qëndrojë dy javë për t'u diskutuar në komisione dhe më pas të votohet. Sipas tyre, një procedurë e tillë nuk po ndiqet. Nga ana tjetër, deputetët demokratë, përfshi edhe ministrin Bode janë shprehur se, buxheti ishte i përfshirë në kalendarin e punimeve që të enjten e kaluar dhe duke pasur parasysh këtë afat, plotësohet koha e mjaftueshme e kërkuar nga rregullorja. Sipas kryetares së Kuvendit, opozita po pengon shpërndarjen e parave te qytetarët, gjë që u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit e PS-së në parlament. "Buxheti shtesë, që vjen në Kuvend për të tretin vit radhazi, është një çështje e rëndësishme që lidhet me investimet, me infrastrukturën, pasi flitet për para që do të shkojnë në xhepat e shqiptarëve. Ai i jep garanci ndërtimit të rrugëve, rritjes së rrogave të ulëta dhe pensioneve", deklaroi Topalli.
Ndoka: Dosjet duhet të hapen që të gjitha
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha dje në një konferencë të përbashkët për shtyp me disa shoqata të ish të përndjekurve se qëndrimi i PDK-së është për hapjen e të gjitha dosjeve. Ndoka u shpreh: "Unë i garantova përfaqësuesit e shtresës së ish të përndjekurve politikë se Partia Demokristiane, nëpërmjet grupit të saj parlamentar, por edhe nëpërmjet qëndrimeve të saj politike do të kërkojë hapjen e plotë të dosjeve dhe dënimin real të krimeve të diktaturës komuniste". Nga ana e tyre të përndjekurit kritikuan ashpër zvarritjen e kësaj çështje dhe mos hapjen e dosjeve për 18 vjet me radhë. Ndoka theksoi se, strukturat e krimit të diktaturës komuniste dhe eksponentë të rëndësishëm të saj, u infiltruan në proceset demokratike, duke e penguar dhe dëmtuar rëndë të ardhmen demokratike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.