E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria, asnjë fond për fshatin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi sot gjatë një konference shtypi lidhur me buxhetin shtesë të miratuar nga qeveria. 

Sipas tij, "në këtë buxhet shtesë nuk është akorduar asnjë lek për fshatin që punon, asnjë investim në mbështetje të bujqve dhe fermerëve, asnjë shenjë se kjo qeveri mund të kuptojë se pa ndihmuar fshatin të prodhojë e të shesë, nuk mund të ketë çmime të arsyeshme për ushqimin e familjeve shqiptare". Rama tha se, "në këtë buxhet shtesë nuk është planifikuar asnjë lek për të shpëtuar të gjithë ato kursime emigrantësh, që investohen në fshatin shqiptar, i cili ka mbetur jashtë horizontit të vëmendjes së qeverisë shqiptare prej 17 vjetësh dhe është kthyer gradualisht në një realitet mesjetar". "Kryeministri flet për bum ekonomik, ndërkohë që mbi fshatin vazhdojnë të bien bombat e papërgjegjshmërisë dhe të paaftësisë të skajshme të tij dhe të qeverisë së tij, që me siguri është e vetmja në botën demokratike, që nuk e llogarit fare fshatin në listën e punëve të veta dhe që ka paturpësinë të flasë për bum ekonomik në kushtet kur edhe barin e thatë Shqipëria e importon nga jashtë", tha Rama. Gjatë ditës së djeshme reagoi edhe zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani duke e konsideruar deklaratën e Ramës, trillimin e radhës së liderit të PS-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›