E Diel, 1 Nëntor 2026

Devoll, ngatërroi pijen me helm, vdes

DEVOLL - Ndërron jetë në reanimacionin e Spitalit të Korçës 50-vjeçari që dy javë më parë konsumoi pesticid, pasi e ngatërroi me alkoolin. 

Refik Mulluxhiu, banor i Bilishtit, qëndronte nën terapi intensive në këtë repart që prej datës 4 korrik, kur është  dërguar në spital nga familjarët e tij në një gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Sipas deklarimeve të tyre, Mullixhiu, në datën 3 korrik ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe për të pirë edhe më kishte filluar të kërkonte në mjediset e shtëpisë. Në një dollap, të fshehur mes një togu veshjesh të fëmijëve, 50-vjeçari ka gjetur një shishe me tretësirë pesticidi, e cila ishte fshehur aty nga zonja e shtëpisë për të mos u kapur nga tre fëmijët. Duke pretenduar se gjeti alkool ai e ka konsumuar atë. Ka qenë bashkëshortja ajo që ka ndier erën e fortë të helmit dhe ka parë shishen e boshatisur që ka dhënë alarmin. Por edhe pse Mullixhiu ka ndenjur për dy javë nën kujdesin e mjekëve, efekti i fortë i helmit nuk ia kurseu jetën.                                     j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›