E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, vdes duke festuar Pashkën, mësuesi Todi Kondakçiu

Ka qenë duke festuar pashkët me fëmijët dhe të afërmit e tij, por që një atak në zëmër i ka ndërprerë jetën në mes mësuesit të talentuar, Todi Kondakçiu. Kondakçiu, një nga intelektualët e zonës së Myzeqesë së Beratit sapo kishte kaluar pragun e pensionit dhe ende pa e shijuar atë sëmundja e paparashikuar i ka marrë jetën në tavolinën e festës teksa po trokiste gotat e verës me bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Burime të afërta familjare pohuan për gazetën se njeriu më i dashur për ta por edhe për rrethin shoqëror ka qenë në tavolinën e festës madje në krye të saj dhe duke trokitur gotat e verës në festën e Pashkëve. Po në këtë ditë feste mësuesi që e lidhi jetën me nxënësit kishte vetëm 45 ditë që kishte lënë në mes semestrin e dytë për arsye të mbushjes së moshës për pension, ndaj në këtë gëzim familjar sipas tyre Todi kishte trokitur edhe gotat për mbylljen e karrierës pedagogjike, por kurrsesi për atë të daljes në pension. Gatë kësaj feste, e cila u ndërpre në mes, Todi kishte pohuar se nuk e shinte dot vetën në pension dhe se ishte gati ta linte pa marrë pensionin në këmbim të një pune tjetër. Por ashtu si dhe në raste të tjera goditjet e menjëhershme edhe në këtë moment teksa Todi, mësuesi i talentuar që punoi një jetë të tërë për rreth 42 vjet mori një goditje në zëmër nga një atak i cili i ra për të mos e kthyer më në jetë duke i ndërprerë në mes ëndrrat e gëzimeve familjare që. Po të njëjtat burime familjare thanë se sapo janë ngritur gotat e para të festës, Todi njeriu i tyre është përulur dhe më pas kanë qenë familjarët ata që kanë dashur ti vijnë në ndihmë të afërmit të tyre, duke e shoqëruar në spitalin e qytetit por që gjithçka ka qenë e kotë, pasi sipas mjekëve ai kishte humbur jetën disa minuta më parë. Kondakçiu ka qenë një nga mësuesit e zonës së Myzeqesë së Beratit dhe ka shërbyer në këtë profesion fisnik për 42 vjet. Në zonën e Kutallisë, Goriçanit ku dhe ka lindur, ka hapur regjistrin e parë të atyre viteve ku ende në atë zonë mësohej me kandil, në atë zonë, ku si shkollë kishte vetëm një stallë të ndarë me kallama për klasa dhe për dërrasë të zezë përdorej një sofër buke ndërsa për shkumës një gurë vapemi apo kongjill. E tashmë ato vite janë lënë pas ndërsa djaloshi myzeqar që hodhi hapat e parë duke nxjerrë brez pas brezi nxënës të cilët më pas u bënë kolegë, madje dhe eprorë të tij, por që respektin për mësues Todin nuk e humbën asnjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›