E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, kyçen dyert për Pashkë, turistët e huaj largohen pa vizituar muzeun

Përmirësimi i kushteve të motit dhe festimi i pashkëve, jo vetëm që kanë rritur fluksin e emigrantëve, të cilët kanë preferuar të festojnë pranë vatrave të tyre familjare, por të nxitur edhe nga ditët e ngrohta dhe interesi për tu njohur me objektet historike e kulturore, peizazhin natyror, muzetë dhe objektet e kultit, ata janë drejtuar atyre për të marrë impresionet më të fundit. Një grup turistësh, të mbërritur në Sarandë me udhëtarët përmes trageteve të linjës në orët e para të paradites, duke shëtitur në mjediset e qytetit janë përballur me Muzeun arkeologjik Onhezmi- Kaonia, që mban në vitrinat e tij historinë e qytetit të vjetër të Onhezmit ose Sarandës antike dhe materialin arkeologjik të siteve arkeologjike të njërës prej krahinave të njohura të Epirit të Lashtë, Kaonisë, ku përshihen objekte arkeologjike të vetë qytetit të Onhëzmit, Finiqit, Butrintit, Tempujve dhe Bazilikave, si dhe kulturën arkeologjike të gjetur në bazilikën e Onhezmit brenda kalasë, para djegies së saj nga gotët sh VI, si dhe tasele të shkëputura prej mozaikëve me motive floreale dhe zodiake të kësaj bazilike etj. Turistët e shumtë në numër, pasi lexuan tabelën me emërtimin Muzeu arkeologjik Onhezëm-Kaonia antike, ndalën këmbët për të parë orarin e hapjes së dyerve të tij, ora 09-12:00 paradite. Por edhe pse ishte ora 10: 00 e paradites dyert ishin të mbyllura nën peshën n e një çelësi të madh. Por të etur e kuriozë për materialin muzeal të këtij lloj muzeu ngacmues për interesat e tyre, turistët vendosën që të presin deri sa ai të hapej. Pritja ishte e gjatë prej më shumë se dy orësh, por dera e Muzeut në qendër të qytetit, pjesë e guidës turistike, nuk u hap, derisa u afrua nisja e anijes për tu kthyer në Korfuz. Turistët u larguan pa e vizituar muzeun, por mbi të gjitha pa asnjë sqarim. U larguan të indinjuar për pritjen e gjatë para dyerve të muzeut, me një orar të afishuar dukshëm për orarin e vizitave. Kokulur nisën rrugëtimin e kthimit me një shije të hidhur të mungesës së korrektësisë, jo vetëm të punonjësve të muzeut apo institucioneve që kanë në varësi muzeun, por edhe të drejtuesve të Bashkisë së Sarandës, që financojnë miliona lekë për ngritjen e një muzeu të tillë, proklamojnë masa të shtuara për rritjen cilësore të shërbimeve turistike, por që në të vërtetë cilësia duket që në korrektesën me ararin zyrtar të punës. Ikja pa e vizituar të vetmin muze arkeologjik që ka Saranda, la një shije jo të mirë tek turistët, por edhe tek emigrantet e tjerë të interesuar për ta vizituar këtë muzeu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›