E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, gjendet në det një tjetër minë e pashpërthyer

Në afërsi të zonës së Pashalimanit, është kryer asgjësimi i një mine të dytë detare, e cila u gjet në thellësi të ujërave të gjirit të Vlorës. Mina është asgjësuar në thellësi të gjirit të Vlorës, në afërsi të vendit të njohur "Shën Vasil". Ajo është gjetur dhe transportuar me pajisje speciale deri tek vendi i asgjësimit dhe më pas është hedhur ne erë nga trupat e specializuara xheniere. Sipas pjesëmarrësve dhe vëzhguesve okularë në këtë asgjësim, ajo është hedhur në erë pa asnjë pasojë për hapësirën përreth. Burimet shprehen se edhe kjo minë e prodhimit gjerman të tipit DY i përkiste periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe se qëndrimi i saj në thellësi të ujërave tona përbënte një rrezik të përhershëm për mjetet detare, si dhe për personat që janë amatorë të zhytjeve në thellësi të ujërave gjatë sezoneve të verës. Minat qenë zbuluar që më parë me mjete moderne të kontrolleve nënujore metaldedektore me mikroprocesorë dhe qenë fotografuar në pozicionet ku ndodheshin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›