Berat, vetëvaret 84-vjeçari
BERAT- Nuk përballoi dot vdekjen e së shoqes, vetëvaret 84- vjeçari. Policia e Beratit bëri të ditur se ka gjetur të vetëvarur shtetasin Petref Mekollari, i cili prej 5 vitesh banonte në lagjen Çlirim, pasi kishte ardhur nga Elbasani. Mësohet se pak kohë më parë bashkëshortja e tij ndërroi jetë. Dyshohet se i moshuari nuk e ka përballuar dot vetminë dhe ka vendosur ti japë fund jetës. Ai është gjetur i varur në banesë nga disa fqinj të tij. Ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vend dhe konstatoi se 84-vjeçari ishte vetëflijuar. Siç mësohet, i moshuari i kishte fëmijët emigrantë. d.xh