E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Priskë, ku zjarret shkrumbojnë pyjet e Dajtit prej 4 ditësh

Zjarri në pyjet e Dajtit

Është dita e katërt që pyjet e Dajtit digjen, edhe pse janë konsideruar si mushkëria e Tiranës. Sipërfaqe të tëra pylli i kanë lënë vendin shkrumbit dhe hirit.

Gjuhët e flakës, të etura për bimë të gjallë, shquhen që larg, që këtu ku jemi. Me sy të lirë. Ku ka tym, ka dhe flakë. Ku nuk ka, nuk ka më çtë digjet. Jemi në fshatin Priskë. Vetëm pak kilometra larg Tiranës. Ora 13:00. Dielli përvëlues i gushtit na djeg si saç mbi kokë. Mbi kurorën e fshatit, në faqen e malit me të njëjtin emër, nuk djeg vetëm dielli. Atje shkrumbon zjarri. Pamëshirshëm. Shquhet vetëm sipërfaqe e zhveshur me ngjyrë të murrmë. Vende-vende trungje të mbetura shkrumb që lartohen të çrregullta e të thyera si pllakat e një varreze gjigande të lënë pas dore. Djegia e pemëve liron shkëmbinj, që rrokullisen furishëm. Nuk duken me sy, por dëgjohen krrëkëllimat e tyre, si rënkime të pyllit në agoni. Morëm vesh se deri më sot askush nuk është shqetësuar për zjarrin. Për ahishtën shekullore që po shfarosët nën pushtetin e flakës. Askush. Banorët e fshatit i kanë humbur shpresat te njerëzit. Do të presim kur ta fikë Allahu, na rrëfyen.

NË PRISKË

Në një lokal në qendër të fshatit, afër xhamisë dhe memorialit të një ishkryekomunari të vrarë në krye të detyrës, na mirëpresin në tavolinë tre burra….

(Reportazhin e plotë e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

NGA PRISKA/ ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›