E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Takimi Meta-Rama që solli përçarjen e së majtës

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara pohon se kreu i LSI-së i kërkoi Ramës 15 deputetë të parlament dhe një marrëveshje që i jepte atij postin e kryeministrit. “Rama i refuzoi të gjitha kërkesat, por kjo i jep Berishës një avantazh të fortë në zgjedhjet e 2009”

Ndarja mes Edi Ramës dhe Ilir Metës është komentuar nga ish-ambasadorit amerikan, John Withers si përçarja që do të linte në pushtet Berishën. Në një telegram të dërguar në Washington më 7 mars 2008, ish-ambasadori zbardh takimin në zyrën e kryebashkiakut të kohës, që solli edhe ndarjen mes tyre. Sipas Withers, Meta i kërkoi Edi Ramës që LSI të kishte 15 deputetë në parlamentin e ri dhe një marrëveshje që i jepte atij postin e Kryeministrit. “Rama i refuzoi të gjitha kërkesat”,-thotë Withers, i cili jep më pas detaje të një dreke mes kreut të LSI-së dhe Fatos Nanos.

Spektri politik shqiptar ndryshoi papritur, kur kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se partia e tij nuk do të bashkohet me koalicionin e majtë. Përkundrazi, Meta ka regjistruar një koalicion të ri konkurrues, me të cilën ai shpreson të tërheqë disa nga partitë e vogla dhe ndoshta disa nga partitë e koalicionit qeverisës. Tensionet mes Metës dhe Ramës u krijuan gjatë kohës kur Rama refuzoi të përmbushë kërkesat e Metës për ndarjen e pushtetit. Ritmi i shpejtë i reformës zgjedhore, nxitur nga ambiciet e Shqipërisë për në NATO dhe epoka e re e bashkëpunimit mes Ramës dhe kryeministrit Berisha shpejtuar ndarjen. Në qoftë se opozita mbetet e ndarë, kjo do t'i jepte Partisë Demokratike të Berishës një avantazh të fortë në zgjedhjet e 2009-ës, ashtu si ndodhi dhe në vitin 2005, nga çarja mes partive opozitare. Që nga zgjedhjet e vitit 2005, Kryetari i LSI-së, Meta ka kaluar dhimbje të madhe për të provuar besnikërinë e tij për pesë partitë e koalicionit opozitar. Tërheqja e Metës nga partneriteti me PS-në këto zgjedhje është kredituar gjerësisht si shkaku i dështimit të së majtës dhe mbetjen e PD-së pushtet. Sipas kontakteve, Meta u takua me Ramën në zyrën e tij, në Bashkinë e Tiranës dhe i paraqiti kërkesa specifike, të tilla si një garanci për rritje të LSI-së nga 5 në 15 deputetë, në zgjedhjet e 2009. Besohet gjerësisht se ai kërkoi edhe një marrëveshje që e çon Metën në zyrën e Kryeministrit. Të gjitha kërkesat janë refuzuar. Menjëherë pasi ka lënë takimin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Meta i zemëruar filloi sulmet publike ndaj Ramës në lidhje me integritetin dhe legjitimitetin e tij si një anëtar i Partisë Socialiste apo i së majtës. Ai më pas vlerësoi vlerat e socializmit të vërtetë dhe kontributin e Partisë Socialiste dhe qeverive të tij. Shfaqja e Metës ishte e cilësisë më të mirë: Meta i lëvizjes studentore të vitit 1990, Meta i cili udhëhoqi Forumin Rinor të Partisë Socialiste (FRESSH), dy herë ish-kryeministër e me kontributin e tij të padiskutueshëm për Partinë Socialiste dhe qeveritë e shumta shqiptare. (Ai gjithashtu kishte tone të largëta nga Ilir Meta, i cili ishte pranë sulmit fizik të Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli në vitin 2006. Më pas Meta mori hapin për të regjistruar në Gjykatë një lëvizje të re politike të qujatur “Koalicioni e Majta për Integrim”).

Me fillimin e reformës zgjedhore, tensioni ka qenë shpërthyes midis dy partive të mëdha të Shqipërisë (PS dhe PD) në njërën anë dhe partive të shumta të vogël në anën tjetër. Partitë e vogla parlamentare të dy koalicioneve qeverisëse dhe opozitës u bashkuan në një koalicion jozyrtar për t'i rezistuar çdo reforme të sistemit zgjedhor, që do të forconte partitë më të mëdha në kurriz të vëllezërve të tyre më të vegjël. Koalicion i ri i Metës i ofron këtyre partive një alternativë. Menjëherë pas formimit të saj, burime të afërta me ish-kreun e PS-së, Fatos Nano dhe Metën konfirmuan se të dy kishin arritur një marrëveshje gjatë një dreke të qetë. Disa nga gjashtë deputetët e përjashtuar të Nanos, që kishin votuar për Presidentin Topi kanë përcjellë tashmë mbështetjen publike për përpjekjet e Metës. (KOMENT: "Marrëveshjet" me Nanon janë të përfolura shpesh dhe pothuajse shpesh dështojnë të materializohen. Në këtë rast, megjithatë, është interesante të përmendet se një nga kritikët më të zëshëm të LSI-së ka qenë Nano, që nga formimi i "Koalicionit" të ri) Deputetë të tjerë të PS-së, të njohur në qarqet politike si “fjalëpakë” janë mjaftueshëm fluidë për të kaluar në koalicionin e ri. Partia Demokracia-Sociale e Paskal Milos mbetet aleati besnik i Metës. Disa parti të vogla të koalicionit qeverisës mund të vendosin për t'u bashkuar nën ombrellën e re. Partia e Metës është me të vërtetë e vetmja parti e vogël parlamentare shqiptare, e zgjedhur drejtpërdrejt dhe me një identitet relativisht e fortë popullor. As LSI, as Koalicioni nuk mund të ofrojnë aktualisht një perspektivë të barabartë të pushtetit të ardhshëm, si PS dhe PD, por në qoftë se koalicioni i ri tërheq disa mbështetës të tjerë, ka mundësi për t'u bërë një shtyllë e fortë e tretë dhe vendimmarrëse. PS dhe PD, megjithatë do të përpiqen për të tërhequr aleatët më të ngushtë të tyre për të siguruar vota të mjaftueshme parlamentare për ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore. (Ndryshimet kushtetuese kërkojnë dy të tretat, ose 84 vota). I pyetur nëse ishte menduar koalicioni i ri për zgjedhjet e vitit 2009, një kryetar i ndrydhur i Komitetit Ekzekutiv të LSI-së tha se: "mbetet për t'u parë". Duke i bërë jehonë vërejtjeve publike të Metës, Edmond Haxhinasto tha së LSI ishte i gatshme të bëhej pjesë e një opozite "diktatoriale". Nëse ky "pol i tretë" mbetet, do të jetë shumë e dëmshme për PS dhe Edi Ramën e më pas për Kryeministrin Berisha dhe PD-në. Partnerët e koalicionit të Berishës, në përgjithësi janë më të disiplinuar dhe më me pak të meta, të paktën për aq kohë sa pozita qeveritare dhe paratë e pista janë brenda mundësive për t’u arrirë. Rama nuk mund ta bëjë atë vetëm. LSI dënoi socialistët dhe opozitën: ombrella e re e Metës mund të merra votat e mjaftueshme për të lënë PS-së jashtë qeverisjes, edhe një herë. Në afrim të zgjedhjeve të 2009, Rama do të duhet të përballet me Metën. Tani për tani, ai ka miratuar një qëndrim të hapur publik, siç tha ai për "shokun e tij Ilir Meta". Detyra e Ramës do të jetë bashkimi i opozitës, duke parandaluar Berishën dhe Nanon që të tërheqin Metën në qoshen e tyre. Sfida më e madhe e tij do të jetë si të zgjidhë interesin e Metës për postin e Kryeministrit. Ekspertë dhe opinionistë në të gjithë spektrit politik kanë hedhur poshtë kërkesat e partive të vogla në debatin e reformës zgjedhore, duke treguar një mbështetje të konsiderueshme për "ta bërë këtë punë". Në anën tjetër, PS-LSI janë ndarë, megjithatë, kjo çështje është portretizuar si një "konfrontim i ndershëm", më tepër se një betejë personale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›