E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, zgjidhet kryetar partie Fadil Mara

25/01/2009  Pollo: Bastionin rozë ta ktheni në blu

KUÇOVË- Janë zhvilluar dje në mesditë zgjedhjet për kreun e selisë blu të degës të rrethit të Kuçovës, post të cilin do ta mbajë Fadil Mara, për të dytin mandat. Gjithsesi, në raportin-analizë të punës të mandatit të sapo lënë, Mara ka argumentuar në detaj të gjitha arritjet në fushën politike dhe në atë të pushtetit lokal, ku vite më parë në qytetin bastion të rozëve nuk bëhej fjalë për ngritjen e seksioneve të PD-së së këtij rrethi. Në konferencë mori pjesë dhe kryetari i grupit të kryesisë së PD-së Genc Pollo. Pollo në fjalën e tij u tha demokratëve kuçovarë: “Ju përgëzoj për punën tuaj të mirë që keni bërë dhe do të bëni në të ardhmen për ta kthyer këtë qytet në bastion blu. Për këtë edhe një herë ju falënderoj dhe shpreh besimin se këtë vit elektoral ju do të dini të bashkoni rreth PD-së anëtarë dhe simpatizantë për të arritur maja dhe për të thyer mite që ndoshta mbahen pa meritë nga të tjerët. Vlen të përmendet se grupi i kryesisë së PD-së, i përbërë nga A. Musaraj, Njazi Kosovrasi, Deputeti Mehmet Xheka si dhe nga kreu i këtij grupi Genci Pollo, kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë procesit zgjedhor, ndërsa po ky grup do të ndjekë të gjithë procesin zgjedhor, që vazhdon të zhvillohet në tre rrethet e Qarkut të Beratit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›