Bulqizë,shembja e galerisë,nxirret trupi i pajetë i minatorit
Gjendet i vdekur nën rrënojat e galerisë së minierës së Bulqizës minatori 38 vjecar, Arjan Duva. Minatori mbeti i bllokuar nëntokë që prej orës 17:00 të ditës së djeshme, kohë kur ndodhi dhe shembja e galerisë në zonën D të minierës. Trupi i tij u gjet orët e para të mëngjesit të sotëm nga grupi i avarisë së shpëtimit nga Tirana që mbërritën në vendngjarje menjëherë pas tragjedisë. Dëshmitarë të ngjarjes thonë se 38 vjecari kishte hyrë në tunel me një litar të cilin e mbante lart shoku i tij Astrit Kuka. Rreth orës 17 është shembur muri i galerisë duke zënë poshtë 38-vjecarin me pasojë jetën e tij, ndërsa është plagosur 34 vjecari Kuka. Ky i fundit arriti të dilte nga galeria duke dhënë alarmin për kolegun e mbetur nëntokë. I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin e Bulqizës ku dhe paraqitet jashtë rrezikut për jetën.