“Kurum” presion peshkatoreve në port
25/01/2009 U kërkuan të largohen, ujërat nën pronësinë e kompanisë. Protestojnë pronarët
DURRES- Kompania turke “Kurum Shiping” ka kërkuar dje largimin nga ujërat që tashmë kanë kaluar në pronësi të saj të të gjitha mjeteve të gjuetisë në portin e Durrësit. Pas incidentit të rëndë të ndodhur në muajin dhjetor 2008, që përfundoi me fundosjen e tri peshkatoreve pas përplasjes me një nga tragetet e ankoruara në kalatë, shumë nga mjetet e gjuetisë u zhvendosën. Një pjesë e tyre u transferuan në kalatën zero e në kalatën 5, të tjera te kalata lindore dhe 10 anije u sistemuan në të majtë të urës së flotës së peshkimit.
Kërkesa
Kompanisë së huaj duket se i është sosur durimi dhe u ka kërkuar pronarëve të anijeve dhe peshkatoreve të largojnë nga sipërfaqja e “Kurumit” të gjitha mjetet. Pronari i anijes “Riçard-1” dhe “Riçard-2” Frederik Shoshi ka pranuar se kompania e huaj nuk ka asnjë lloj detyrimi për të lejuar peshkatoret në hapësirën që ajo e ka pronë të saj. Megjithatë, ai ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kapiteneria, dispeçeria e portit dhe as nga siguria portuale për vendin e sistemimit të mjeteve. Katër punonjës të sigurisë së kompanisë “Kurum” dje janë vënë përballë pronarëve të anijeve, duke u bërë edhe një herë të ditur se kishin sjellë vështirësi për kompaninë në ushtrimin e aktivitetit. Anijet që janë bërë pjesë e këtij debati dhe që duhet detyrimisht të largohen një orë e më parë nga ujërat pranë dokut të “Kurumit” janë peshkatoret “Riçard-1”, “Riçard-2”, “Ade”, “Linda”, “Karmela”, “Emiliano”, “Tano”, “Kanina” dhe “3 Dëshmorët e Kavajës”. Në dispeçerinë e peshkimit oficeri i shërbimit Nefzat Kanini ka thënë se në anë të terminalit të trageteve në kalatën e flotës së peshkimit nuk mund të vendosen më shumë se 20 peshkatore nga 90 të tilla që ka e gjithë flota. Madje, në bankinën e djeshme jo vetëm sistemohen anijet, por edhe kryhen riparimet, ndërkohë që anija “Stiven” dhe një e dytë janë mbytur vite më parë. Problem, sipas tyre, është koha me mot të vështirë dhe me erë nga jugu dhe jugperëndimi, që vë në siklet peshkarexhat, të cilat duhen siguruar e lidhur mirë pas urës së bankinës. Kanini ka thënë se deri në përfundimin e portit të ri të peshkimit duhet gjetur një zgjidhje e përkohshme, qoftë edhe brenda kompanisë “Kurum”, me të cilin mund të bëhet një marrëveshje e përkohshme. “Flota e peshkimit ka nisur të gjallërohet për shkak të rinovimit, riparimeve dhe investimeve në blerjen e pajisjeve, mjeteve të gjuetisë dhe aparaturave”, - është shprehur dispeçeri, por ai ka sqaruar se situata nuk duhet zvarritur, pasi palët mund të konfrontohen. “Kapiteneria nuk na lejon të qëndrojmë as te spirancat, as te kalata lindore dhe as në afërsi të terminalit të trageteve”, - ka thënë Shoshi. Sipas tij, kapiteneria nuk u ka caktuar vend, duke mos u dhënë asnjë zgjidhje pronarëve të 10 anijeve, që kanë hyrë në konflikt me kompaninë “Kurum”. “Një ditë mund të na akuzojnë se u kemi shkaktuar dëm ekonomik apo se kantieri i tyre është bërë objekt vjedhje nga persona që shfrytëzojnë anijet tona për të depërtuar brenda mjediseve të “Kurumit”, - tha dispeçeri. Porti ka kalata të lira, por pronarët e anijeve kanë thënë se nuk mund të paguajnë 3 euro në orë për metër linear që zënë anijet, pasi në një muaj duhet të paguajnë jo më pak se 350 euro. “Nuk jemi anije me flamurë të huaj dhe dispeçeria e portit duhet të zgjidhë sa më parë konfliktin mes nesh dhe kompanisë turke”, - është deklaruar Shoshi, që gjatë gjithë debatit me palën e firmës ka gjetur miratimin edhe të dispeçerit të peshkimit Nefzat Kanina.
Kompania “Kurum”
Kantieri detar u privatizua 5 vjet më parë
Privatizimi i kantierit detar të portit më të madh në vendin tonë pati shkaktuar shumë reagime. Pas më shumë se 18 muaj debat e protesta të lëvizjes sindikaliste, në vitin 2003 kantieri u privatizua dhe përfitues i saj qe “Kurum Shiping”. Kompania “Kurum” ka kërkuar në ministrinë e linjës që ajo të fitojë statusin për ta cilësuar zonën e saj zonë të lirë. Ndërkohë ish-kantieri detar ka ndërruar destinacion. Para privatizimit ai shërbente si për riparimin e anijeve, edhe për ndërtimin e anijeve të reja. Pas privatizimit fare pak anije futen në dokun kantierit, ndërsa kompania më së shumti merret me magazinim dhe me transport skrapi. Shumë pronarë anijesh deklarojnë se i bëjnë riparimet në vende të tjera, pasi tarifat janë shumë të larta. Për riparime të thjeshta, si smerilim, riparim apo lyerje në 1 m2 kompani merr 100 euro, kurse tarifat e shërbimeve të tjera janë shumë të larta. Kompania ka zënë afro 10 për qind të sipërfaqes së portit, çka sjell jo pak fitime, ndërkohë që presioni që ushtron ndaj anijeve i krijon të tjera shanse fitime. Në vitin 2005 kompania mundi të bëjë edhe një marrëveshje me portin, duke këmbyer mes tyre 5 mijë m2 tokë, këmbim që u shërbeu palëve.