E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoi per skrap, tre muaj i humbur

Nje 50-vjecar, baba i dy femijeve, rezulton i humbur prej muajit shtator te ketij viti, ndersa kerkimet e kryera kane rezultuar te pasuksesshme. Vladimir Rakipi, banor i lagjes "Uznove" ne qytetin e Beratit, eshte nisur drejt Memaliajt, ku punonte per mbledhjen e skrapit, te ardhura te cilat i sherbenin per te mbajtur familjen. Denoncimin per humbjen e tij e ka bere vajza 25 vjecare, Jetmira. Kjo e fundit pasi ka humbur cdo shprese per t'u rilidhur me te atin, eshte drejtuar ne organin blu ku kane bere denoncimin. Rakipi ishte larguar nga banesa ne fund te muajit gusht te ketij viti dhe kontakti i fundit ka qene ne telefon ne mes te muajit shtator. Rakipi sipas vajzes punonte prej vitesh per mbledhjen e skrapit ne zonen e Memaliajt dhe kjo ishte kthyer ne nje mundesi vetepunesimi per te. Megjithese ka nisur hetimet qe prej javes se pare te tetorit, policia e Beratit nuk ka gjetur asnje gjurme te 50-vjecarit.

Largimet pa adrese, 10 raste ne 3 muaj

Largimet nga banesa pa lene asnje lloj adrese jane kthyer ne shqetesim per forcat e policise. Vetem gjate tre muajve te fundit numerohen te pakten 10 raste te personave te deklaruar si te humbur, nga te cilet kater rezultojne ende ne listen e te pagjeturve. Ne qytetin e Durresit kane ndodhur dy raste, nje prej te cileve nje 14 vjecar qe u gjet ne Vlore, nje rast eshte ne Fier, kurse tre prej tyre ne qytetin e Beratit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›