E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, zjarr në afërsi të lagjes Kala

Kalimtarët e rastit njoftuan zjarrfikësen e qytetit muze rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, menjëherë pasi panë flakët e para. Në vendngjarje mbërriti fillimisht vetëm një zjarrfikëse, pasi u mendua se zjarri do të ishte i përmasave të vogla.

Por vatra e tij filloi të zgjerohet, e ndihmuar edhe nga drurët e prerë të lënë aty prej kohësh si dhe të pishave të djegura e të rrëzuara përtokë. Zjarrfikëse të tjera edhe nga rrethet pranë Beratit kanë ardhur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Gjithashtu është kërkuar edhe ndihma e forcave të ushtrisë, punonjësve të ndërmarrjes së pyjeve, përfaqësuesve të qarkut si dhe banorëve të qytetit. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›