Gjirokastër: Kapen 60 kg drogë, 2 persona në kërkim
Lënda narkotike u gjet në vendin e quajtur “Përroi i Llukanit” në fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës dhe ishte e sistemuar në dy çanta. Nga kontrolli rezultoi se në secilën çantë kishte nga 30 pako në formë cilindrike të mbështjella me natriban, me peshë rreth 1 kilogram secila.
Pasi kanë kuptuar se po ndiqeshin nga policia, dy personat kanë lënë çantat dhe janë arratisur në pyllin me pisha, duke përfituar edhe nga errësira.
Aksioni i sektorit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastres është zhvilluar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotem. Sipas policisë, janë identifikuar dy të rinjtë që transportonin lëndën narkotike, njëri prej të cilëve është nga Libohova dhe tjetri nga Lazarati.