E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres flaket djegin arkiven e drejtorise arsimore

Gjithe arkiva e ish- URT-se dhe drejtorise arsimore në Durres eshte shkrumbuar nga flaket e zjarrit, te cilat perfshine ndertesen e vjeter ne lagjen 16 te Durresit. Per fikjen e zjarrit jane mobilizuar shume efektiva te stacionit zjarrfikes te qytetit te Durresit.

Megjithë angazhimin e madh, për shkak te nderteses se madhe dhe tymit te dendur qe u shkaktua menjehere, zjarrfikesit e kane pasur te veshtire të shpetojnë arkivin e uzines se radio-televizoreve si dhe nje pjese te arkivit te seksionit te arsimit të dikurshem që ruhej në këtë godinë. Shefi i stacionit zjarrfikes ne Durres, Ethem Bardhi eshte shprehur se nderhyrja e efektivave ka qene mjaft e veshtire per shkak te tymit te dendur dhe veshtiresive qe paraqiste ndertesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›