E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i perbashket Pacolli bisedime me Meten dhe Idrizin

Tregu i përbashkët ekonomik, ideja të cilën erdhi të propozojë në Tiranë presidenti Pacolli, do të jetë funksional herën tjetër që do të vizitojë Shqipërinë. Kreu i shtetit kosovar ka shprehur këtë bindje gjatë takimeve me krerët e PDIU-së dhe LSI-së ku ritheksoi gjithashtu se puna duhet të nisë menjëherë.

“Kosova nuk do ta lërë këtë iniciativë vetëm në fjalë, por do të fillojë punën intensive. Ne do të formojmë një grup i cili do fillojë menjëherë punën. Deri tek takimi tjetër ne do të kemi edhe rezultatet e para” tha Pacolli.

Kreu i LSI-së, ish- ministri i jashtëm Meta u anagazhua për me tepër bashkëpunim me shtetin e ri. Ndërsa kreu i PDIU-së, kërkoi që të mos e harrohet e kaluaara.

“Vizioni i tij për ekonominë besoj se do të ndihmojë shumë në zhvillimin ekonomik të Kosovës, por dhe të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve” tha Meta.

“Kosova ka nevojë që të mbajë të fortë dhe të fuqishme në memorien kolektive për krimet e ndodhura në shtetin e Kosovës, mbi qytetarët e Kosovës nga dhuna e Miloshevicit” tha Idrizi.

Në ditën e tij të dytë në Shqipëri presidenti Pacolli vizitoi dhe varrezat e dëshmorëve dhe më pas mori çmimin honoris kauza nga një universitet privat në Tiranë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›