E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, zjarri rrezikon zonën turistike

Një zjarr i rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Bilç në rrethin e Beratit ka shkrumbuar kodrat me pisha në zonën turistike në vendin e quajtur Mali Partizan, ndërkohë që janë evakuhuar familjarët dhe personali i një biznesi privat që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit. Në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë mbërritur veç repartit të zjarrfikëses dhe ushtarët e reagimit të shpejtë në Poshnje, ndërkohë që flakët e zjarrit vazhdojnë ende të shkrumbojnë plantacionet me ullinj në afërsi të fshatit Bilç.

Flakët e zjarrit që vijojnë ende kanë vënë në rrezik aktivitetin privat të zonës turistike Castel Park, një nga më të njohurat e zonës, personeli i të cilit sëbashku me familjarët dhe klientët e rastit janë evakuar sapo flakët i janë afruar zonës. Situata është bërë alarmante kur zjarri ka përfshirë veçse ka shkrumbuar kodrat me pisha ka djegur dhe plantacione të tëra me ullinj në këtë zonë.

Në ndihmë për lokalizimin e flakëve tashmë po punojnë dhe ushtarë të repartit të reagimit të shpejtë në Poshnje, ndërkohë që zona turistike tashmë është nën mbretërinë e tymit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe ekspertë të policisë, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e rënies së këtij zjarri. Nga hetimet e para mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e djegies së mbeturinave në breg të lumit Osum.

E. Azizolli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›