E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapelo: Duhet gjendur zgjidhja për të ndalur këtë Barcelonë

Fabio Kapelo

Fabio Kapelo, trajner i kombëtares së Anglisë thotë se klubet në Spanjë do të gjejnë një zgjidhje për të ndalur vrullin e Barcelonës.

Katalanasit konsiderohen si klubi më i mirë i futbollit në histori por Kapelo mendon se dominimi i tyre nuk do të zgjasë përgjithmonë.

A mund të shohim ndokënd që të ndaloi Barcelonën në të ardhmen? Unë mendoj se po, është e mundur, tha Kapelo. Zgjidhja gjendet duke njohur forcën e tyre. Mund ta studioni duke para kasetat. Disa ekipe mund ta gjejnë zgjidhjen për të mposhtuar Barcelonën, ka nënvizuar trajneri i Anglisë.

Barcelona sezonin e kaluar arriti të fitojë Kampionatin Spanjoll, Ligën e Kampionëve dhe ka nisur sezonin e ri me fitimin e Supër-Kupës së Spanjës dhe Super-Kupës së Evropës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›