Berati, 24 shekuj histori
07/05/2011 “Berati – 24 shekuj histori, art dhe kulturë” është udhërrëfyesi historik për qytetin e Beratit, i promovuar ditën e djeshme në bibliotekën e qytetit të Beratit “Vexhi Buharaja”.
Janë dy botime, në shqip dhe në anglisht, që shënojnë fillimin e botimit të një kolane që do të përfshijë udhërrëfyes të të njëjtës natyrë, për të gjitha qytetet dhe vendet turistike të Shqipërisë, nismë e ndërmarrë me mbështetjen e Fondacionit “Trashëgimia Shqiptare”.
Në librin në fjalë, rrëfehet historia e 24 shekujve histori, traditë e trashëgimi e pasur kulturore. Vizitorët shqiptarë dhe të huaj do të kenë mundësi që nëpërmjet këtij udhërrëfyesi të zbulojnë arkeologjinë, historinë dhe peizazhin kulturor të qytetit.
Qyteti i një mijë e një dritareve shndërrohet para syve të vizitorëve në një destinacion të lakmueshëm për vlerat e papërsëritshme dhe unikale në shkallë botërore.