E Diel, 1 Nëntor 2026

Berati, i përfshirë në një sërë investimesh të qeverisë

Autori i Lajmit: red.
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, tha se rrethi i Beratit është përfshirë në listën e investimeve rrugore të kësaj qeverisjeje. Sipas Olldashit, sapo kanë përfunduar punimet në rrugën e Ismailëve në Poshnje, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 10 milionë lekë, ndërsa me një investim prej 5 milionë eurosh do të bëhet i mundur edhe ndërtimi i rrugës hyrëse të qytetit të Beratit. Lidhur me investimet në infrastrukturë në këtë rreth Olldashi sqaroi se "ka filluar prokurimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimi për segmentin Berat-Mbrezhdan, ndërkaq me investime nga buxheti i shtetit do të vazhdojë ndërtimi i rrugës nga Mbrezhdani në Sinjë". Duke reaguar ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Marko Bello, i cili u shpreh se "qeveria nuk ka investuar për përmirësimin e infrastrukturës në zonën e Beratit", kreu i MPPTT-së theksoi se ka përfunduar fizibiliteti i segmentit rrugor Lushnjë-Berat, i cili është miratuar në Këshillin e Rregullimit të Territorit të Shqipërisë dhe po bëhet projekti i zbatimit të këtij segmenti.

Ky lajm është publikuar: 17/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›