“Qeveria nuk ka mbështetur persona politikanë në hetim”
Autori i Lajmit: red.
Qeveria shqiptare nuk i ka ofruar mbështetje personave politikanë nën hetim. Deklarata u bë nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku konfirmoi se qeveria është e gatshme t u nështrohet të gjitha hetimeve të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. "Për zyrtarët me status politik nuk është ofruar mbrojtje politike e të dyshuarve, dhe i është hapur rrugë procesit hetimor. Qeveria ka mbështetur me të gjitha mjetet e nevojshme veprimtarinë e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive", - tha Bujar Nishani. Por deklaratat e Nishanit për antikorrupsion janë kundërshtuar nga opozita, e cila në praninë e kryetarit të Organizatës Botërore të Parlamentarëve Kundër Korrupsionit GOPAC, e quajti të dështuar luftën qeveritare kundër këtij fenomeni. Nga ana e tij, ministri i Brendshëm deklaroi se lufta kundër korrupsionit ka filluar që në radhët e policëve të thjeshtë. "Në vitin 2008 ka pasur 75 kallëzime penale për vepra korruptive për 101 subjekte policore, dy prej të cilëve kanë qenë oficerë të rangut të lartë, 44 të rolit të mesëm dhe 55 të rolit bazë, nga të cilët 29 të arrestuar", vijoi Nishani.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2009