Ushtarakët në detyrë e lirim, sa përfitojnë
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore (ISSH), kanë përcaktuar pagesën e kontributeve për çdo ushtarak. Kjo do të bëhet përmes një udhëzimi të ri të Ministrisë së Financave.
Këtë herë nuk do të ketë përjashtime. Ushtarakët në detyrë, sikurse edhe ata në lirim, janë të përfshirë në skemën e pagimit të kontributeve për sigurimet shoqërore nga shteti.
Buxheti i Shtetit ka parashikuar transferimin në buxhetin e Sigurimeve Shoqërore të kontributeve për disa kategori ushtarakësh. Kjo është pjesa të cilën shteti do ta mbulojë me shpenzimet e veta. Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të përfitojë fondet nga buxheti, të cilat do t i vetadministrojë për të kryer pagesën e kontributeve. Buxheti i shtetit transferon në buxhetin e Sigurimeve Shoqërore kontribute për kategoritë e mëposhtme.
Ushtarakët aktivë
Për personat që kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kontributet llogariten mbi pagën e realizuar nga ushtaraku para se të fillonte shërbimin e detyrueshëm në përqindjet e caktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Në rastet kur personat që kryejnë shërbimin ushtarak nuk kanë punuar më përpara se të mbaronin shërbimin, kontributet llogariten mbi bazën e pagës minimale të përcaktuar me vendim qeverie. Instituti i Sigurimeve Shoqërore depoziton në degën e Thesarit Tiranë planin vjetor të kontributeve për ushtarët, të ndarë në muaj. Financimet nga buxheti bëhen çdo muaj, sipas planit. Brenda datës 10 të muajt prill, gusht dhe dhjetor, ISSH-ja paraqet në degën e Thesarit evidencën e numrit mesatar të ushtarëve për katërmujorin të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme. Mbi bazën e këtij numri bëhet llogaritja e kontributeve të katërmujorit. Diferencat midis financimeve të tërhequra sipas planit dhe financimeve faktike sistemohen në muajin fundit të çdo katërmujori. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme dërgojnë pranë ISSH-së listat emërore të ushtarëve për efekt të evidentimit të periudhës së sigurimit brenda muajit janar të vitit pasardhës.
Ushtarakët në lirim
Për ushtarakët e liruar, që trajtohen sipas Ligjit nr. 8087, datë 13.03.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, kontributet llogariten mbi pagën referuese të këtyre personave para se të fillonte trajtimi financiar nga dispozitat e ligjit të sipërshënuar dhe në përqindjet e caktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. ISSH-ja njofton në Degën e Thesarit Tiranë për çdo muaj, në momentin e tërheqjes së financimeve, numrin e ushtarakëve që trajtohen me pagesë të parakohshme, të konfirmuar nga sektori i Sigurimit Suplementar pranë ISSH-së. ISSH-ja, mbi bazën e evidencës së dërguar nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme, njofton në Degën e Thesarit çdo muaj edhe numrin e ushtarakëve në reformë, trajtimi financiar i të cilëve bëhet nga ministritë përkatëse. Mbi bazën e evidences dhe kërkesës së ISSH-së, bëhet kalimi i fondit nga buxheti i shtetit në buxhetin e pavarur të Sigurimeve Shoqërore. Kalimi i këtyre fondeve bëhet çdo muaj nga Dega e Thesarit Tiranë, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, duke kërkuar zbatimin e kritereve të përshkruara në aktet ligjore e nënligjore përkatëse për gratë dhe për minatorët. Për periudhën që gratë kanë kryer studimet e larta dhe për minatorët që janë trajtuar me pagesë të veçantë, të cilët dalin në pension gjatë vitit, ISSH-ja llogarit kontributet mbi pagën minimale, numri i tyre depozitohet në Degën e Thesarit Tiranë çdo muaj, i konfirmuar nga sektori i Sigurimit Suplementar pranë ISSH-së. Kalimi i këtyre fondeve në buxhetin e Sigurimeve Shoqërore bëhet në bazë të llogaritjeve çdo muaj. Kurse për punëtorët e Industrisë Ushtarake nën pagesë të veçantë, llogaritja e kontributeve për këtë kategori personash bëhet nga ISSH-ja, në bazën e numrit të personave që trajtohen dhe të pagës mesatare mbi të cilën janë llogaritur përfitimet, por jo më pak se paga minimale. Numri i përfituesve për këtë kategori depozitohet në Degën e Thesarit Tiranë nga ISSH-ja në bazën e një evidence të konfirmuar nga Sektori i Sigurimit Suplementar.
Llogaritja
Si përcaktohet pagesa
Për personat që trajtohen me pagesë papunësie, kontributet llogariten mbi pagën minimale të përcaktuara sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. ISSH-ja njofton në Degën e Thesarit për çdo muaj në momentin e tërheqjes së financimeve, numrin e personave që trajtohen me pagesë papunësie të konfirmuar dhe nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Mbi bazën e kësaj evidence dhe kërkesës së ISSH-së bëhet kalimi nga buxheti i shtetit në buxhetin e pavarur të Sigurimeve Shoqërore. Kurse për personat që paguhen me pagesë kalimtare, sipas Ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, kontributet llogariten mbi pagën e realizuar nga këta persona, para se të fillonte trajtimi me pagesë kalimtare dhe në përqindjet e përcaktuara në Ligjin nr. 7703, datë 11.03.1993. ISSH-ja njofton në degën e thesarit përkatëse për çdo muaj në momentin e tërheqjes së financimeve, numrin e personave që trajtohen me pagesë kalimtare, të konfirmuar nga sektori i Sigurimit Suplementar në ISSH. Mbi bazën e kësaj evidence dhe kërkesës së ISSH-së bëhet kalimi i fondit nga buxheti i shtetit në buxhetin e pavarur të Sigurimeve Shoqërore.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009