E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e nuseve, “ring” në Tiranë

Autori i Lajmit: red.
Ekrani i Millenium 2 është kthyer në një ring të vërtetë me shfaqjen e filmit më të fundit “Bride Ëars”, që në shqip do të thotë "Beteja e nuseve". “Bride Ëars”, filmi komedi i regjisorit Gary Ëinick, pas premierës botërore në muajin janar, erdhi për spektatorin kryeqytetas në festën e dashuruarve. Kasti i aktorëve është i përbërë nga Kate Hudson, Anne Hathaëay, Bryan Greenberg, Chris Pratt, Steve Hoëey, etj. Në qendër të kësaj komedie janë dy shoqe të mira, të cilat kanë ëndërruar dhe planifikuar prej vitesh dasmat e tyre. Por një rastësi e çuditshme, caktimi i dasmave në të njëjtën ditë, shkakton një rrëmujë dhe një “luftë” të paparashikuar. Liv (Kate Hudson) është një avokate e suksesshme, e cila ka arritur të ketë në jetë atë që ka dashur, duke përfshirë këtu një punë dhe burrë të shkëlqyer. Ajo kërkon të arrijë me çdo kusht martesën perfekte që ka ëndërruar prej vitesh. Ndërsa rivale e saj në këtë film është Emma (Anne Hathaëay). Ajo është një mësuese shkolle, që gjithmonë ka qenë e mirë për t u kujdesur për të tjerët, por jo dhe aq për veten e saj. Kur gjatë “luftës” së pa planifikuar zbulon shumë anë të panjohura të shoqes së ngushtë, Emma lufton për t ia arritur edhe ajo realizimit të ëndrrës së vet. Kjo komedi romantike i dedikohet tërësisht femrave. Gjatë 90 minutave të saj përzihen komikja me romantiken.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›