Berati, kryeministri Berisha falënderon UNESCO-n
Kryeministri Berisha takoi sot dy perfaqesues te larte te UNESCO-s. Kreu i qeverise u shprehu mirënjohjen e thellë për hyrjen e qytetit të Beratit në pasuritë e njerëzimit, të mbrojtura nga UNESCO.
TIRANE-Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Zëvendës/Drejtoreshën e UNESCO-s, Znj. Fransua Riviere dhe Presidenten e Komitetit Ekzekutiv të UNESCO-s, Znj. Aziza Bennani.
Sic bën të ditur njoftimi për shtyp nga Këshilli i Ministrave, Kryeministri Berisha u shprehu mirënjohjen e thellë për hyrjen e qytetit të Beratit në pasuritë e njerëzimit, të mbrojtura nga UNESCO.
Kryeministri Berisha garantoi përfaqësuesit e UNESCO-s se qeveria shqiptare dhe institucionet e saj do të bëjnë çdo gjë dhe do të ndërmarrin çdo hap për të mbështetur ruajtjen dhe promovimin e pasurive të Shqipërisë.
Nga ana e tyre, Zëvendës Drejtoresha e UNESCO-s, znj Fransua Riviere i shprehën kryeministrit sigurinë se UNESCO do të lartësojë imazhin e Beratit edhe për faktin se ky qytet është një dëshmi se si njerëzit dhe kulturat mund të jetojnë në harmoni dhe tolerancë.
Në këtë kuadër, theksoi ajo, Shqipëria me pasurinë e saj kulturore dhe me ndihmën e UNESCO-s do të kthehet në një pol shumë të rëndësishëm ekselence për arkeologjinë, restaurimin dhe ekspertizën si dhe në një qendër rajonale prestigjoze në turizmin kulturor me kualitet të lartë.
(d.b/BalkanWeb)