“Berati meriton të jetë në UNESKO”
Autori i Lajmit: red.
Qyteti i “një mbi një dritareve” pret ish-kryeministrin italian, Romano Prodi. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, Prodi ka zbritur në qytetin e Beratit. Paraditen e djeshme ai ka parë nga afër objektet më me vlerë të këtij qyteti. Fillimisht është pritur nga pushtetarët lokalë, kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi, dhe prefekti Thoma Rumniçi në lagjen “Kala” ku ka vizituar muzen “Onufri” dhe disa nga objektet e kultit që ndodhen në këtë lagje. Ka qenë kryetari i Bashkisë, Nasufi, i cili i ka uruar mirëseardhjen ish-kreut të qeverisë italiane dhe ka ftuar Prodin dhe zonjën e tij, që e shoqëronte, për të vizituar pjesën më të rëndësishme të qytetit. Pasi ka vizituar muzeun “Onufri”, Prodi është shprehur se ka ngelur i mrekulluar duke e cilësuar atë si një vlerë që mbart një pjesë të shkëlqyer të historisë. “Në këtë vizitë të radhës në Shqipëri jam ndalur në jugun e Shqipërisë, ndërkohë që në vizitën tjetër do të vizitoj veriun e saj. Shikoj një qytet me trashëgimi të admirueshme fetare dhe dashuri njerëzore, një lagje muze ende të banuar dhe gjeta një muze që tregon vlerat e tij më të mira të historisë”, - u shpreh Prodi gjatë një prononcimi për median. Në lidhje me hyrjen ose jo të këtij qyteti ndër vlerat e njerëzimit, UNESCO, Prodi u shpreh se “nuk dua të bëjë arbitrin në lidhje me këtë problem, pasi nuk më takon mua të them nëse Berati do të marrë aprovimin apo jo për të qenë në UNECSO, por unë shikoj një qytet me vlera të mëdha historike, të cilat meritojnë të jetë ndër vlerat e njerëzimit ashtu siç meritojnë vlerat natyrore”. Më pas ish-kryeministri i Italisë është ndalur në brendësi të lagjes “Kala”, ku ka vizituar disa nga objektet e shumta muzeale që ndodhen në të.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008