PDK kundër abortit në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
PDK kundër abortit në Shqipëri. Eshtë shprehur dje, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të demokristianëve që kishin mbledhur Kongresin e tyre të Jashtëzakonshëm më 6 maj të këtij viti. “Para pak kohësh, një kolegu ynë demokristian nga një parti e nderuar evropiane u habit pa masë kur mësoi se pikërisht ish-kryetari i PDK-së jepte me kënaqësi licencat për klinikat e aborteve, duke shkelur një nga parimet universale të demokristianëve, atë të abortit, – tha midis të tjerave, Anton Gurakuqi. - Por kolegu ynë nuk e dinte se për hir të të qenit ministër, individë të tillë që nuk përfaqësonin realisht PDK-në, shkelnin mbi çdo parim dhe mbi gjithçka”. Ndërkohë në njoftimin zyrtar për mediat thuhet se “kreu i kësaj partie, Anton Gurakuqi, i drejtohet Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, që të largojë menjëherë Nard Ndokën nga posti i ministrit të Shëndetësisë, pasi ai nuk përfaqëson më PDK-në, programin e saj, vlerat mbi të cilat ajo beson dhe po i jep imazh negativ qeverisjes së vendit, aq më tepër sot, kur Shqipëria është në rrugën e duhur për integrimin në strukturat euroatlantike”. Duke siguruar gjithashtu se, si parti e qendrës së djathtë, “PDK do të jetë edhe në të ardhmen pjesë e koalicionit të djathtë, duke kontribuar në qeverisjen e vendit me vlerat dhe moralin e saj, duke kontribuar realisht në reformat e mëdha që po kalon vendi ynë dhe duke kontribuar në fitoren e forcave të djathta në zgjedhjet e vitit 2009”. Në njoftimin për shtyp thuhet se në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar u zgjodh unanimisht në detyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PDK-së, Mati Pepa. Në kryesinë e re, u zgjodhën edhe 3 nënkryetarët e rinj, Vitori Abdiu, Nazmi Visha dhe Nikolin Kurti. Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh zoti Kolë Tonaj. Gjithashtu u zgjodhën edhe krerët e departamenteve të PDK-së. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar u morën edhe disa vendime të tjera politike, të cilat do të kenë ndikim të rëndësishëm në mbarëvajtjen e mëtejshme të partisë.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008