Di Karlo: “Maqedonia sa më shpejt në NATO”
Autori i Lajmit: red.
Maqedonia meriton anëtarësim në NATO dhe gëzon mbështetjen e plotë amerikane që kjo të ndodhë sa më shpejtë.
Këtë e theksoi dje Zëvendësndihmësja e Sekretares së Shtetit për Europën dhe Evroazinë, Rozmari Di Karlo, gjatë takimit me kryetarin e Maqedonisë Branko Cërvenkovski, lajmëroi Kabineti i tij.
Sipas burimit të njëjtë, Di Karlo ka shfaqur shpresë që sa më shpejtë të formohet qeveria e re, e cila do të vazhdojë me proceset reformuese në vend.
Lidhur me procesin zgjedhor, nga diplomatja e lartë amerikane është theksuar se institucionet kompetente kanë obligim t`i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për sanksionimin e shkaktarëve të incidenteve zgjedhore të 1 qershorit.
Gjatë takimit Cërvenkovski-Di Carlo është biseduar edhe për çështjen e emrit, me ç`rast kryetari i Maqedonisë ka përsëritur qëndrimit për gjetjen e zgjidhjes që nuk do t`i cënonte interesat kombëtare dhe shtetërore, lajmëroi Kabineti i kryetarit
Ky lajm është publikuar: 28/06/2008