Berati pa sportele, qytetarët: Nuk dimë të përdorim e-Albania

Një pjesë e qytetarëve të Beratit nuk kanë mundur të marrin dot certifikata dhe kur kjo ka ndodhur kanë hasur vështirësi për vulën në e tyre në prefekturë.
Specialistja e gjendjes civile në Rajonin Nr.3. Ersila Kazazi ka shpjeguar se në Berat do të qëndrojnë hapur vetëm 4 sportele për të marrë shërbime specifike.
Qytetarët duke mos pasur informacionin e duhur për të tërhequr online dokumentat që u nevojiten shprehen skeptik për këtë shërbim.
Duket se më të vështirë për të marrë shërbime online e kanë mosha e tretë, të cilët u nevojitet patjetër të konsultohen me të rinjtë në familje, dhe ndonjëherë edhe me specialistët e gjendjes civile.
/rtsh/